Më aktivitete të shumta përkujtohet Beteja e Vërrinit

Të nderuara familje të Dëshmorëve, Invalid, Veteran të UÇK-së dhe ju qytetarë në 24 Vjetorin e Epopesë së Vrrinit, e cila ndodhi në datat 1 , 2 ,3 ,4 të Shtatorit të vitit 1998 OVL e UÇK në Prizren dhe shoqatat të dalura nga lufta organizojnë vizita në varreza si dhe lapidare.

Agjenda :

* 01.09.2022 në oren 10:00 homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Landovic. Në orën 10:30 homazhe pranë shtatores së Heroit Selajdin Berisha. Në orën 11:00 pranë shtatores së Heroit Xhevat Berisha. Në orën 12:00 homazhe pranë lapidarit në Fshatin Kushnin. Në orën 12:30 homazhe në varrezat e Dëshmorëve ne fshatin Lez si dhe pranë lapidarit në fshatin Lez.

* 02.09.2022 në orën 10:00 homazhe pranë lapidarit ne fshatin Jeshkovë si dhe në varrezat e dëshmorve dhe martirëve të këtij fshati. Në orën 12:00 homazhe pranë lapidarit në fshatin Malsi e Vrrinit (lybiqev).

*03.09.2022 OVL e UÇK në Prizren në bashkëpunime me Shoqatën e Bjeshkatarëve Sharri në Prizren organizojnë ecje Shtigjet e Agimit 1999-2022 duke u bërë grumbullimi i gjithë të interesuarve pranë Super Viva, e cila gjendet pranë pompës së benzinës Shell tek qendra e regjistrimit të automjeteve dhe nisja bëhet në ora 7:30.

Për ta nderuar sakrificën e Dëshmorëve dhe Martirëve ftoheni të gjithë që të merrni pjesë në këto përkujtime.

Me respekt sekretari i OVL-UÇK në Prizren Isa Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *