Me kusht mund të votoni vetëm brenda komunës ku jeni regjistruar si votues
Komisioni Qendror Zgjedhor ka sqaruar se votimi me kusht është i mundur për një votues vetëm brenda komunës ku ai është i regjistruar si votues.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se votimi me kusht nuk është i mundur nga njëra komunë në tjetrën.
“Pra, votuesi i një komune nuk mund të votojë në komunën tjetër”.
“Për dallim nga Zgjedhjet për Kuvend në të cilat e gjithë Republika e Kosovës është një zonë zgjedhore, në Zgjedhjet Lokale çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore dhe në vendvotimet e asaj zone ka fletëvotime vetëm të asaj komune”, ka shkruar Elezi në Facebook.