Me urdhëresë të Gjyatës, në Prizren, arrestohet i dyshuari dhe dërgohet në vuajtje të denimt
Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Prizren, është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykatës.
Me 30.05.2022, rreth orës 22:00, në Prizren është arrestuar dyshuari D.G., 32 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar Urdhëresë, i njëjti shoqërohet ne stacionin policor ne Prizren.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 14 muajve burgim.