Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona në Suharekë janë arrestuar nën dyshimin për vjedhje të rëndë dhe lidhur me këtë rast policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë dhe mallra të ndryshëm në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve në fshatin Samadraxhë.

Policia ka shpjeguar se Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor Suharekë ka qenë duke mbledhur prova dhe dëshmi lidhur për një rast “Vjedhje e rëndë” , në të cilin rast janë arrestuar dy të dyshuarit.

Më pas policia ka bërë të ditur se të mërkurën e 8 shkurtit hetuesit kanë pranuar një informatë se në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve në fshatin Samadraxhë dyshohet se ka dëshmi që lidhen me rastin në fjalë .

“Me këtë rast është kontaktuar prokurori kujdestar për krime te përgjithshme i cili ne koordinim me Gjykatësin e procedues paraprake ka dhënë urdhëron gojorë për kontroll të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit në fshatin Samadraxhë” – thuhet në njoftimin e policisë të cilët kanë treguar se gjatë kontrollit të shtëpisë në prezencë të dy familjareve si dëshmitar janë gjetur dëshmi që ndërlidhen me rastin e vjedhjes si: një pushkë automatike Ak-47 kalibri 7,62 mm , dy karikatorë të zbrazur, 40 copë fishekë të kalibrave të ndryshme dhe shumë mallra të ndryshëm që dyshohet që janë mallra të vjedhur në raste të ndryshme.

Po ashtu, policia ka treguar se arma me municion si dhe mallrat e gjetura në konsultim me prokurorët kujdestar janë sekuestruar si prova materiale .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *