Mëngjes mjaft i ftohtë edhe sot, dita vijon me vranësira e intervale me diell

Me ngrica të thella fillon edhe dita e martë. Do të ketë intervale me diell dhe vransira.

Ngrica të thella shfaqen përsëri mëngjesin e së martës, me minimale deri në -9C e -6C. Megjithë intervaleve me diell, kalojnë edhe vransira, që aty këtu mund të shoqërohen me reshje lokale dëbore apo shiu.

Maksimalet shkojnë deri në 3C e 4C, njofton Prishtina Weather.

Relativisht i qëndrueshëm mbetet moti edhe ditëve vijuese. Intervalet me diell nuk mungojnë gjatë ditës, por se kalojnë edhe vransira, që ditën e enjtë mund të sjellin kushte edhe për shi e viseve malore borë.

Temperaturat në rritje, deri në 5C e 7C, maksimalet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *