Mërgata për tetë muaj dërgoi 750 milionë euro në Kosovë, mbi 140 milionë më shumë se viti i kaluar
Mërgata vazhdon të kontribuojë në dërgimin e remitencave për familjet e tyre në Kosovë.
Pavarësisht pandemisë, deri në fund të muajit gusht 2020, në drejtim të vendit tonë janë dërguar 749.7 milionë euro, ku sipas Bankës Botërore (BB), mërgata ka ndikuar në rritjen ekonomike të Kosovës.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë (BQK) tregojnë se gjatë këtij tetëmujori, diaspora ka dërguar 141.2 milionë euro më shumë sesa viti 2020, shkruan Telegrafi.
Vlera më e lartë e dërguar në drejtim të Kosovës ishte e muajit maj me 113.3 milionë euro.
Për sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës.
Nga Gjermania kanë ardhur 39.5 për qind e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 17.3 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7 për qind.
Sipas kanaleve të dërgimit, BQK thotë se, 435.1 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale.
Në raportin e saj të fundit lidhur me ndikimin e pandemisë COVID-19 në ekonomi, BB thotë se rritja e konsumit me ardhjen e mërgatës ka kontribuar në rritjen ekonomike të Kosovës për vitin 2021.
Banka shpjegon se deri në fund të këtij viti, kjo rritje do të jetë 7.1 për qind, kundrejt një tkurrje prej 5.3 për qind që ishte vitin e kaluar.
“Aktiviteti ekonomik në vitin 2021 pritet të zgjerohet me 7.1 për qind kundrejt një rikthimi të mërgatës, masave mbështetëse fiskale dhe rritja e huadhënies. Modeli i rritjes së Kosovës është kryesisht i bazuar në konsum, me një mbështetje të konsiderueshme nga mërgata”, thuhet raport.