VV dhe PDK në Prizren me diferencë të ngushtë në votat për Kuvend Komunal

Gara për Kuvendin Komunal të Prizrenit është jashtëzakonisht interesante. Kjo për faktin se partia e parë dhe e dytë kanë një dallim të vogël mes vete.

Nga numërimi i mbi 96% të votave, prin Lëvizja Vetëvendosje me 28.59% të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 25.83% të votave.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka 15 .71. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 6.25 përqind ndërsa Nisma 6.02 përqind.

Kujtojmë se në balotazh për kryetar të Prizrenit kanë shkuar Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes dhe Shaqir Totaj i PDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *