Mërgimtari nga Suhareka vdes rrugës për në Kosovë
Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur sot familjes Shala nga Suhareka.
Lulzimi, familjari i tyre vdiq në Kroaci si pasojë e një sulmi kardiak.
Familjarët kanë thanë se ai ishte duke ardhur nga Gjermania për në Kosovë, ka raportuar Klankosova.
I ndjeri la pas vetës bashkëshortën dhe tre fëmijët e tij.
Për ceremoninë e varrimit ata thanë se do të bëhet e ditur më vonë.