Shaqir Totaj: PDK ka program e plane konkrete për të zhvilluar një transport publik efikas

Në vizitën tek Stacioni i Autobusëve në Prizren, i shoqëruar nga anëtarja e kryesisë, Luljeta Veselaj Gutaj dhe asamblisti Islam Ukimeri, bashkëbisedova me drejtorin, Fidan Qengaj, rreth punës, nevojave e sfidave me të cilën përballet menaxhmenti i stacionit, i cili ende nuk ka status të zgjidhur.

PDK ka program e plane konkrete për të zhvilluar një transport publik efikas, me shërbime të avancuara e mjedise moderne. Brenda 18 muajve në krye të komunës, ne do të hartojmë dhe fillojmë zbatimin e planit të transportit publik modern 24 orësh. Ky plan do të mbulojë të gjitha lagjet e qytetit, ndertojë stacione të reja me matës digjital që do të kursej kohën e qytetarëve.  

Ne do ta ridefinojmë rrënjësisht transportit publik në komunën tonë, i cili ka mbetur pa u rishikuar që nga koha e ish KFOR-it gjerman në Prizren. Gjatë mandatit tim katër vjeçar, Prizreni do të bëhet me një stacion modern të transportit publik duke ofruar shërbime funksionale për të gjithë banorët e duke ndërlidhur komunën tonë me komunat e tjera.

Bashkë për Prizrenin #PDK177

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *