Mërgimtarit nga Zvicra i digjet vetura Mercedes GLA në vlerë 43 mijë euro
Policia në Prizren ka bërë të ditur se mbrëmjen e djeshme rreth orës orës 18:40 në fshatin Grazhdanik të Prizrenit është përfshi nga zjarri një automjet i tipit Mercedes GLA me targa zvicerane.
Në raport thuhet se shoferi i automjetit derisa ishte duke e drejtuar automjetin ka vërejtur erën benzinë dhe pasi ka e ka ndal makinën, është përfshirë nga zjarri duke u djegur tërësisht.
Menjëherë ka raportuar në polici se derisa ishte duke e drejtuar automjetin ka vërejtur erën benzinë dhe pasi ka e ka ndal makinën, është përfshirë nga zjarri duke u djegur tërësisht.
“Sot me date 20.03.2024 rreth orës 18:40 një qytetar raporton në Polici se fshatin Grazhdanik, Prizren përderisa ishte duke ngarë automjetin e tij Mercedes GLA i vitit 2018, me targa Zvicerane, papritur heton tym dhe një ere benzine në Automjetin e tij kur ndalon për ta shikuar problemin dhe në atë moment automjetin e ka kapluar zjarri. Pas raportimit në vendin e ngjarjes kane dale policia dhe zjarrfikësit dhe e kane shuar zjarrin si pasoje zjarrit automjeti është djegur tërësisht shoferi nuk ka pësuar lëndime, Viktima deklaron se demi i shkaktuar ka vlerën rreth 43000 Franga zvicerane. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ësh të filluar rasti “Incident zjarri”, ka bërë të ditur Zyra për Informim e Policisë në Prizren