Merkel: Jemi në valën e tretë të pandemisë, zbutja e masave të zbatohet gradualisht
Gjermania është në valën e tretë të pandemisë së virusit korona, paralajmëroi sot kancelarja Angela Merkel, duke iu drejtuar deputetëve të Unionit të saj Demokristian konservator.
“Tani jemi në valën e tretë,” ka thënë Merkel, raporton Reuters.
Sipas bashkëbiseduesve të agjencisë, Merkel theksoi se çdo zbutje e masave të bllokimit, e futur në fund të muajit të kaluar dhe e zgjatur deri më 7 mars, duhet të zbatohet gradualisht dhe me kujdes.
“Ne nuk kemi mundësi të kemi ulje dhe ngritje,” tha Merkel, duke sugjeruar që ajo dëshiron që çdo kthim në jetën normale të kryhet me kujdes dhe të shmangë bllokimin nëse numri i rasteve fillon të rritet përsëri.
Mbyllja e të gjitha bizneseve, biznesi i të cilave nuk konsiderohet i domosdoshëm për jetën e qytetarëve dhe kontrollet në kufijtë me Austrinë dhe Republikën Çeke, ku janë shfaqur vatrat e nxehta të lidhura me një lloj më ngjitës të virusit, kanë ndihmuar Gjermaninë të zvogëlojë numrin e të sëmurëve të ri nga koronavirusi.
Sidoqoftë, zbatimi i ngadaltë i vaksinimit dhe rreziku i shpërthimeve të vatrave të mëdha të llojeve të virusit, të cilat janë përhapur me shpejtësi dhe janë zbuluar tashmë në Gjermani, mund ta bëjnë më të vështirë lehtësimin e masave kufizuese.