MI: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
MI: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se autostradat, rrugët nacionale e regjionale janë të kalueshme për qarkullim.
Përmes një njoftimi në Facebook, Ministria shkruan se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje, kanë intervenuar në orët e hershme të martën.
“Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje kanë intervenuar në orët e hershme të mëngjesit me pastrim dhe hedhje të kripës në shtresat qarkulluese të rrugëve”, thuhet në njoftim.
Në disa komuna të Kosovës gjatë dy ditëve të fundit ka pasur reshje të borës. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se mot i ngjashëm pritet të vijojë deri në fund të javës.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Sipas informacioneve nga tereni nga të gjithë menaxheret e autoudhëve (autostradave),rrugëve nacionale dhe rrugëve regjionale të Republikës së Kosovës, të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim, pavarësisht konfiguracionit ku shtrihen ato.
Kompanitë e kontraktuara për mirëmbantje kanë intervenuar në orët e hershme të mengjesit me pastrim dhe hudhje të kripës në shtresat qarkulluese të rrugëve.