Miku denoncon dhëndrin në Prizren për dhunën fizike dhe psikike që po ia shkakton vajzës së tij

Mësohet se një baba e ka denoncuar burrin e vajzës për dhunën që dyshohet se po ushtron në vazhdimësi ndaj të bijës. Ai ka kërkuar ndihmë nga Policia që ta kapin dhëndrin e tij, pasi vajza është në hall me problemet që po ia shkakton.

Si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar për ta arrestuar të dyshuarin, por i njëjti nuk gjetur në shtëpi, çka ka bërë që të nisin kërkimet për kapjen e tij.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se në ndërkohë, viktima është dërguar në spital për trajtim, ku zyrtarët policorë kanë marrë një deklaratë në lidhje me rastin. Ajo ka zbuluar se edhe para disa ditësh, bashkëshorti i saj bashkë me motrën e tij kanë ushtruar dhunë ndaj saj, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Për dhunën që po dyshohet se ka shkaktuar në familjen e tij, pas disa orësh në arrati, i dyshuari është dorëzuar dhe ka dhënë deklaratë në lidhje me rastin.

Ndaj tij dhe motrës së dyshuar, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar rastet për “Dhunë në familje dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *