Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve të rinj
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve të rinj për vitin akademik 2021/22
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve të rinj, që do të jenë studentë/kadetë në Akademinë Ushtarake (Qendrën e Studimeve Universitare) të FSK-së.
Po ashtu në këtë konkurs do të përzgjidhen edhe kadetët që do të studiojnë në akademitë e vendeve mike dhe partnere si në:
Akademinë Ushtarake të Forcave Tokësore në Republikën e Turqisë,
Akademinë Ushtarake në Republikën e Kroacisë -Menaxhimi dhe Udhëheqja ushtarake, si dhe në Akademinë Ushtarake në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 31 maj 2021 deri më 11 qershor 2021.