Mot jostabil, ky është parashikimi i meteorologëve për sot
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil.
Instituti Hidrometeorologjik parashih rreze dielli, vranësira dhe vende-vende reshje të shoqëruara me shkarkime elektrike.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.
Indeksi UV do të shënoj vlera mesatare deri të larta.