Mot kryesisht pranveror gjatë javës që vjen, temperatura deri në 18 gradë

Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë javës në vijim në Kosovë do të ketë mot stabil kryesisht me diell dhe me temperatura pranverore. Maksimalet do të shkojnë deri në 15 dhe 18 gradë Celcius.

Parashikimi i motit:

4.02.2024 – Mot stabil dhe jashtëzakonisht i butë për këtë periudhë kohore po parashihet të mbajë gjatë javës vijuese mbi vendin tonë. Do të ketë intervale më të gjata me diell, e herë herë kalojnë edhe vransira, por se nuk paraqiten gjasa për të reshura. Ditëve të para, orëve të mëngjesit nëpër ultësira mund të shfaqen kushte për mjegull apo mjegullinë.

Temperaturat maksimale shkojnë deri në 15C, e lokalisht edhe në 18C e 19C, ndërsa ato minimale rriten deri në 2C e 3C.

Erërat që frynë gjatë ditës do mbajnë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë më gjatë në vlera të pranueshme, derisa orëve të mbrëmjes, nën kushte të qetësisë, ndotësit ajror pritet të jenë më të përqëndruara pranë sipërfaqes. Indeksi në këto kushte kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

5.02 – Kryesisht me diell dhe butë.

6.02 – Mot i butë, kryesisht me diell. Mundësi për mjegull/mjegullinë orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave.

7.02 – Butë me intervale me diell dhe vransira kalimtare.

8.02 – Vransira kalimtare, pasuar me intervale më të gjata me diell gjatë ditës. Mbetet butë.

9.02 – Butë e kryesisht me diell.

Erërat frynë kryesisht nga jugperëndimi e perëndimi të lehta dhe mesatare 4-13m/s.

Shtypja atmosferike fillimisht e lartë, me tendencë të rënies përreth vlerave normale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *