Moti për 5 ditë në Kosovë
Mot stabil edhe javën e fundit të vitit. Mundësi për riga shiu ditën e martë, parashikon “Prishtina Weather”.
25.12.2022 – Mot i qëndrueshëm do të karakterizoj edhe javën e fundit të vitit 2022. Ditën e hënë me kthjellime e diell, ndërsa ditën e martë një kalim fronti mbi rajon, sjell vransira dhe mundësi për riga lokale shiu. Orëve të mëngjesit nëpër ultësira do të ketë edhe mjegull.
Nga dita e mërkurë mbetet kryesisht thatë, me më shumë vransira por edhe intervale me diell gjatë ditës. Nëpër ultësira orëve të mëngjesit mbeten kushte për mjegull apo mjegullinë.
Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta edhe ditëve vijuese. Ditën e martë parashihet të ketë qarkullim më të mirë ajror, gjë që shpërndanë ndotësit ajror. Deri në mbrëmje indeksi mund të kaloj në vlera të pranueshme dhe të mira.
Datat:
26.12 – Kthjellime dhe diell. Në ultësira orëve të mëngjesit mjegull, që vende-vende mbetet edhe gjatë ditës.
27.12 – Mjegull orëve të mëngjesit. Ditën vransirat shtohen, ku më vonë priten edhe riga lokale shiu.
28.12 – Vransira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.
29.12 – Vransira dhe intervale me diell. Në ultësira mundësi për mjegull në mëngjes.
30.12 – Kryesisht me vransira.
Temperaturat mbesin të larta për këtë periudhë kohore. Minimalet luhaten ndërmjet 0C e 3C, e ato maksimale të martën rriten deri në 12C, e më pas zbresin në 8C e 9C.
Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga krahu jugor 1-4m/s, vetëm ditën e martë frynë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-14m/s.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.