Motoçiklisti në Prizren pëson aksident të rëndë për shkak të shpejtësisë, dërgohet në spital

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të shtunën në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, ku një motoçiklist ka humbur kontrollin dhe ka pësuar lëndime serioze.

I dyshuari që u vetaksidentua ishte duke lëvizur në këtë rrugë kur për një moment, për shkak të mosrespektimit të rregullave, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe është rrëzuar në tokë.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se për pasojë ai është dërguar me autoambulancë në këtë qendër, për shkak të lëndimeve të rënda që ka marrë nga aksidenti. Sipas informacioneve të para, ai ka pësuar frakturë në krah, por që është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, mësohet se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *