Mustafë Halili: Haziz Hodaj, një veprimtar shumëvjeçar i Hasit dhe i qytetit të Prizrenit

Hazizi është dëshmuar si një personalitet serioz dhe përfaqësues i denjë i qytetarëve në shumë zhvillime. Ai ka qenë zë i fuqishëm qytetar për shumë projekte në Prizren. Ka qenë zë i fuqishëm për shumë organizime në Has dhe jo vetëm. Një prej liderëve të çmuar në politikë e në shoqëri.

Shkruan: Mustafë Halili

Haziz Hodaj i ka qendruar besnik Lidhjes Demokratike e Kosovës, që nga themelimi e deri sot. Ai asnjëherë nuk është luhatur nga misioni që kishte presidenti historik Ibrahim Rugova dhe rrugën që e ka trasuar ai. Kështu, në rajonin e Hasit, pavarësisht ndërhyrjeve të subjekteve tjera, LDK vazhdon të ketë elektoratin e vet, fal angazhimit të sukseshëm të Haziz Hodaj.

Në të gjitha legjislaturat e qeverisjes në Prizren, Haziz Hodaj ka qenë njëri ndër Këshilltarët më aktiv në Kuvendin Komunal, duke e adresuar secilin shqetësim të qytetarëve, në kohë reale.

Aktivitetet kulturore në Has identifikohen me emrin e Haziz Hodajt. Ai ka nisur me aktivitete dhe organizime të vogla e deri te SHKA “Malësori” dhe Festivali “Hasi Jehon”, që tashmë ka përmasa edhe kombëtare e ndërkombëtare. Haziz Hodaj është angazhuar maksimalisht për të ngritur jetën kulturore në Has, në një vend që ka pasur shumë stigma, vështirë të kalueshme…

Haziz Hodaj ka hyrë përsëri në garë për Këshilltar të Kuvendit Komunal, në grupin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nuk ka asnjë dilemë, që vota për Haziz Hodajn, është përfaqësuese, është adresim, është zgjidhje e problemeve tuaja. Ai mbanë numrin 3  në listën e LDK-së në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *