Mytaher Haskuka takon sportistët

Sot u takuam me sportistët dhe përfaqësuesit e klubeve të ndryshme të komunës sonë.

Prizreni gjithmonë ka qenë vatër e talentit dhe të klubeve që kanë qenë të suksesshme jo vetëm në arenën kosovare, por edhe në atë ndërkombëtare.

Për këto katër vite kemi qenë mbështetës të vazhdueshëm të klubeve e të sportistëve. Kemi punuar për ofrimin e kushteve më të mira për ta, duke ndërtuar tri stadiume dhe rreth 20 terrene sportive nëpër lagje e fshatra të ndryshme të qytetit.

Përveç kësaj kemi rritur subvencionet në sport dhe i kemi ndarë ato në mënyrë të drejtë e transparente, si asnjëherë më parë.

Projektet për zhvillimin e sportit do të vazhdojnë duke u rritur. Në katër vitet e ardhshme do të bëjmë ndërtimin e 11 terreneve të reja sportive, ndërtimin e një palestre sportive për basketboll dhe hendboll si dhe ndërtimin e qendrës sportive multifunksionale për ping pong, boks dhe shah. Përveç këtyre, me qëllim të identifikimit të talentëve të rinj, do të krijojmë mekanizma ndër-institucionale dhe shkolla verore, ndërkaq do të ofrojmë mbështetje të veçantë për klubet që i hapin dyert për këta të rinj të talentuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *