Ndahen 13 hektarë tokë për ndërtimin e stadiumit të ri në Suharekë
Qyteti i Suharekës do bëhet me stadium të ri dhe tashmë janë ndarë 13 hektarë tokë për këtë projekt.
Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar projektin e madh që i gëzon dy skuadrat, Suhareka dhe Ballkani.
Stadiumi është i kategorisë 2, me kapacitet prej 6 mijë e 518 vendesh – që plotëson standartet më të larta ndërkomëbtare.
“Komuna jonë ka bashkëpunuar vazhdimisht, duke dhënë kontribut edhe në ndarjen e parceles prej 13 hektarëve”, ka shkruar Bali Muharremaj në rrjetet sociale
Kujtojmë se dy skuadrat nga Theranda, si Suhareka ashtu edhe Ballkani po luajnë në Superligën e Kosovës dhe meritojnë një stadium të mirë.