Ndalohet në Vërmicë autobusi i linjës Prishtinë-Tiranë, gjenden medikamente të kontrabanduara
Njësitet e Doganës së Kosovës gjatë një operacioni mbrëmë në pikë-kalimin kufitar të Vërmicës kanë parandaluar një tentim kontrabandimi me medikamente.
Në Vërmice, njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë selektuar për kontrollë në vijën e dytë një autobus të linjës Tiranë – Prishtinë me dyshimin se barte mallrat të kontrbanduara.
“Kontrolli ka arritur të zbulonte mallrat e fshehura të cilat tentoni të kontrabandohen përmes autobusit dhe me këtë rast janë gjetur mallra të padeklaruar, respektivisht medikamente si në vijim: Injeksione REVOLAX DEEP ëith LIDOCAINE – 60 copë, REVOLAX SUB-Q LIDOCAINE – 60 copë, REVOLAX FINE LIDOCAINE – 5 copë, Tableta Desinfektues të Klorit “Diversy Suma” 1×300 – 16 pako dhe xhama me dioptri të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e doganës, transmeton Express.
Të gjitha mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.