Ndërron jetë në QKUK e mitura nga Prizreni që ishte goditur nga një veturë katër ditë më parë

Një vajzë e mitur ishte goditur nga një veturë në fshatin Reshtan të Prizrenit, katër ditë më parë.

Nga aksidenti, e mitura kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishte dërguar në QKUK për trajtim.

Ndërkaq, i dyshuari ishte dërguar në mbajtje po atë ditë.

Policia në raportin 24 orësh njofton se e mitura nuk u ka mbijetuar dot lëndimeve të marra.

“Si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti i trafikut me 18.03.2022 në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër kosovare (fëmijë), trupi i pa jetë i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *