Në 23 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan dëshmorët, Beamir Memaj e Nexhat Fanaj

Në 23 vjetorin e rënies, janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Beamir Memaj nga Zhuri si dhe Nexhat Fanaj fshati Kobaj.

Andrin Memaj, kujton me krenari dhe mall babain e tij dëshmor, Beamirin, në përvjetorin e 23-të të rënies së tij heroike për lirinë e Kosovës.

Për të nderuar jetën dhe veprën e Beamir Memaj dhe Nexhat Fanaj, të cilët ranë në altarin e lirisë në malet e Koritnikut sipër fshatit Buqe të Dragashit, duke sjellur armatim nga Shqipëria, si dhe të dëshmorit, Ajdin Rramanaj, i cili ra heroikisht para pragut të shtëpisë së tij në Kobaj në maj të vitit 1999, përveç familjarëve të dëshmorëve, ishin edhe invalidë e veteranë të UÇK-së, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

Në emër të shoqatave të dala nga lufta, sekretari i OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, tha se  në këtë ditë po përkujtojmë bashkëluftëtarët e rënë në fshatin Buqe , të cilët u bënë themel i lirisë së vendit tonë, familjet dhe të gjithë ne ndjehemi krenar për veprat e tyre në shërbim të atdheut.

Ndërkaq, drejtori i Administratës në Prizren, Osman Hajdari, lavdia dhe sakrifica e dëshmorëve duhet të jetë udhërrëfyes që të jetësojmë amanetin e tyre për zhvillimin dhe prosperitetin e Kosovës.

Dëshmorët, Beamir Memaj dhe Nexhat Fanaj, kanë rënë heroikisht me 28.korrik të vitit 1998 në luftimet me forcat armike në malin e fshatit Buqe të Dragashit, gjatë tentimit për të futur armatim në Kosovë nga Shqipëria./Tv Prizreni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *