Në gjendje të dehur e sulmoi babanë, gjykata merr vendim për të dyshuarin
Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh një personi të dyshuar për sulm ndaj prindit të tij.
Sipas njoftimit të Gjykatës, I pandehuri P.K., me datë 3 maj, në orë e mesnatës, në shtëpinë e përbashkët familjare, i shkakton lëndime trupor të dëmtuarit – babait të tij, në atë mënyrë që pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, i pandehuri nën ndikim të alkoolit, pasi shkon në shtëpi në mes të natës, fillimisht e ofendon të dëmtuarin, e më pas e sulmon duke e shtyrë me duar, dhe si pasojë e kësaj i dëmtuari rrëzohet në tokë, me ç ‘rast pëson lëndime trupore.
Njoftimi i plotë:
Prizren, 05 maj 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Fatmir Krasniqi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 03.05. 2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 02.06.2021., ndaj të pandehurit P.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par. 3 (viktimë e ndjeshme), pika 3.1, lidhur me par. 1 pika 1.1 të Kodit Penal të Kosovës.
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit P.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
– I pandehuri P.K., me datë 3 maj, në orë e mesnatës, në shtëpinë e përbashkët familjare, i shkakton lëndime trupor të dëmtuarit – babait të tij, në atë mënyrë që pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, i pandehuri nën ndikim të alkoolit, pasi shkon në shtëpi në mes të natës, fillimisht e ofendon të dëmtuarin, e më pas e sulmon duke e shtyrë me duar, dhe si pasojë e kësaj i dëmtuari rrëzohet në tokë, me ç ‘rast pëson lëndime trupore,
Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh se procedura penale është në fazën fillestare të hetimeve, dhe në këtë çështje do të ndërmerren veprime të tjera hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe duke marrë parasysh sjelljen e mëparshme të pandehurit i cili është i regjistruar edhe si i dyshuar për vepër penale të kësaj natyre dhe vepra tjera penale, andaj këto rrethana tregojnë rrezikun se nëse i pandehuri lihet në liri do të përsërisë ndonjë vepër tjetër penale të kësaj natyre.
Nga të lartë cekurat, gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm për të parandaluar rrezikun e përsëritjes së veprës penale.
Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.