Vdes trajneri i basketbollit, Illmen Bajra

Ka ndërruar jetë para pak çastesh trajneri kosovar i basketbollit, Illmen Bajra.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i basketbollit Proton Cable Prizreni përmes rrjeteve sociale.

“Para pak qastesh në moshën 33 vjeqare ka ndëruar jetë trajneri Illmen Bajra.

Klubi basketbollistik Proton Cable Prizreni shpreh ngushellimet më të sinqerta familjes Bajra dhe gjithë komunitetit të basketbollit.

Ikja e hershëm në amshim është një humbje e madhe për ne dhe basketbollin.

Trajneri Bajra me sukses drejtoi skuadrën e Bashkimit , ishte pjesë e përfaqësueses njëherit edhe gjysë sezone ishte në stafin e trajnerëve edhe te skuadra jonë.

Thellësisht të pikëlluar do e kujtojm Illmenin si shembull i punës, pozitiviteti e një miku që gjithmonë do jetë në zemrat tona.Pusho i qetë ! ❤️”, shkruan në postimin e klubit prizrenas.

Bajra ishte trajner i Bashkimit dhe asistent tek Sigal Prishtina, Ponte Prizreni dhe tek Kombëtarja e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *