Në Gjonaj,  Komuna e Prizrenit organizoi aktivitetin ambiental “ Dita e Pastrimit të Botës”

Të hënën, Drejtoria e Shërbimeve Publike e komunës së Prizrenit  ka organizuar në Gjonaj aktivitetin ambiental “Dita e Pastrimit të Botës”.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj me bashkëpunëtorë, përfaqësues të organizatave të ndryshme dhe nxënës dhe banorë të fshatit Gjonaj, ku është organizuar pastrimi i ambientit dhe mbjellja e fidaneve.

Kryetari, Totaj, tha se përmes këtij aktiviteti simbolik, dëshirojmë të përçojmë mesazhe se ambienti është priroritet për ne, dhe se do të ketë angazhime të vazhdueshme për krijimin  dhe ruajtjen e hapësirave ambientale në tërë territorin e Prizrenit.

Këtë aktivitet e vlerësuan tejet të rëndësishëm në shërbim të ruajtjes së ambientit edhe pjesëmarrësit, Arsim Xhejlani nga organizata “ Wildlife” dhe Ismail Krasniqi nga KKK i Prizrenit, të cilët bënë thirrje që të ruajmë natyrën dhe hapësirat që na rrethojnë.

Ndryshe, ky  aktivitet është zhvilluar afër shkollës dhe Shtëpisë së Kulturës në Gjonaj,  në brezin e rrugës kryesore që konsiderohej me pamje jo të mirë krahas pasurisë natyrore me të cilën rrethohet.

Ky intervenim është edhe më kërkesë e banorëve të Gjonaj për pastrim dhe për mbjellje të fidaneve./ Televizioni i Prizrenit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *