Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë në hapjen e Education Unlimited – Kampit Veror 2022, që këtë vit po mbahet në Prizren

Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë në hapjen e Education Unlimited – Kampit Veror 2022, që këtë vit po mbahet në Prizren.

Kryetari Totaj theksoi se kjo Shkollë Verore është ndër ngjarjet më të rëndësishme që kontribuon në edukimin, arsimimin dhe rrjetizimin e fëmijëve tanë, për më tepër, mundëson shkëmbimin e ideve dhe të përvojave si dhe shërben për hapjen e horizonteve të reja për fëmijët tanë dhe për fëmijët evropian.

Kryetari Shaqir Totaj shprehu mirënjohje të veçantë për kryetaren e Education Unlimited, znj. Kerstin Zielosko dhe anëtarin e nderit të Education Unlimited, z. Luan Krasniqi.

Kryetari Totaj tha se fëmijët e adoleshentët tanë duhet të bashkëveprojnë, të mësojnë së bashku, të njihen e të shkëmbejnë përvojat e dijet e tyre, që në këtë mënyrë të ndërtohet mendësi e re në shoqeritë tona, ku këta të rinjë, do t’i zhvillojnë vendet tona dhe do të kontribuojnë për integrimin dhe bashkërendimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Evropë.

Mbështetja e këtij aktiviteti është bërë nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria Federale për Familje, të Moshuar, Gra dhe të Rinj e Gjermanisë.

Kryetari Totaj nxënësve u uroi suksese ndërsa organizatorët i përgëzoi për këtë iniciativë që shërben në ngritjen intelektuale dhe argëtimin e të rinjve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *