Në Prizren 2 raste me dhunë në familje

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar dy raste me dhunë në familje në Prizren.

Prizren, 10.03.2021 – 10:48. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është kanosur me mjet të mprehtë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin Policor.

Ndërsa edhe një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar në Komunën e Prizrenit, ku i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 6 orë.

“Prizren, 10.03.2021 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së  tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 6 orë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *