Në Prizren 25 gjoba për kundërvajtësit me xhama te errëta ne automjet

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor Prizren dhe njësite tjera policore gjate kryerjes se detyrave te përditshme dhe ne funksion te zbatimit te Urdhër Operativ “ Siguria ne trafikun rrugor’, ne rrugët lokale dhe ato Nacionale kane bere mbulimin e terenit me prezence te shtuar policore.

Me qellim te krijimit te sigurisë me mbarëvajtjen e trafikut është bere qasje pro aktive ne parandalimin e aksidenteve ne komunikacion.

Janë ndërmarrë masa te nevojshme policore ndaj te gjithë atyre veprimet e te cilëve bien ndesh me Ligjin për siguri ne trafikun rrugor.

Gjate periudhës kohore 23.09-30.09.2022, nga patrullat policore të Drejtorisë Rajonale në Prizren janë shqiptuar gjithsejtë 2078 fletëparaqitje për kundërvajtje ne komunikacion ,prej tyre 25 fletëparaqitje për kundërvajtjen “ Posedim i materialit te errtë ( foljet ) ne xhamat e automjetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *