Në Prizren arrestohen dy të dyshuar për armëmbajtje pa leje
Policia e Kosovës, njësiti për reagim të shpejtë nga Stacioni Policor Prizren me datën 10.08.2023 rreth orës 00:25 në pikë të kontrollit të automjeteve ka ndalur një automjet me targa vendore për kontrolle rutinor në të cilin kanë qenë dy persona meshkuj, kosovar shqiptar me inicialet M.F. (viti i lindjes 1998) dhe M.B. (viti i lindjes 1999).
Gjatë kontrollit tek i dyshuari i parë (ngasësi i automjetit) nga zyrtarët policor janë gjetur dhe sekuestruar një (1) shufer metalike, një (1) thikë me patentë dhe një thikë harkore me dorezë, ndërsa tek i dyshuari i dytë (pasagjeri) pas kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar një (1) pistoletë dhe një karikator. Të gjitha këto do të përdorën si dëshmi për gjykatën.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dy të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore.