Prizrenasi e denoncon në Polici vëllain dy herë brenda ditës

Mësohet se  një person ka denoncuar në Polici vëllain e tij, pasi që i njëjti dyshohet se ka sjellje të dhunshme dhe demolon orenditë e shtëpisë. I dyshuari ishte arrestuar, por më pas ishte liruar në procedurë të rregullt.

E disa orë më vonë, 26-vjeçari u desh që sërish të kërkojë ndihmën e Policisë, pasi që vëllai i tij kishte vazhduar të bëjë probleme.

Si rrjedhojë e kësaj, njësitet policore kanë arrestuar sërish të dyshuarin, ndaj të cilit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *