Në Prizren arrestohet një person për kanosje
Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar një person nën dyshimin e veprës penale “Kanosje”.
Sipas Policisë, gjatë ndalimit të tij, atij i është gjetur një armë e tipit Bereta 92 Compakt, një karikator dhe 15 fishek.
Pas hetimeve tek ai janë gjetur edhe lloje tjera të armëve.
Më vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë:
Me datë 28 dhjetor 2021, në fshatin Korishë, në orët e hershme të mëngjesit policia ka pranuar një informacion për një rast kanosje, gjatë ndalimit të personit të dyshimtë M.R i lindur në vitin 1992, hetuesit kanë gjetur se i dyshimti me rastin e kanosjes ishte në posedim të armës dhe ne cilësinë e dyshimtë të provës materiale është sekuestruar arma e tipit Bereta 92 Compakt, një karikator dhe 13 fishek.
Hetuesit policore duke vazhduar me hetime profesionale kanë arritur të gjejnë se i dyshimti është në posedim edhe të armëve tjera për çka është realizuar një urdhër kontroll dhe janë gjetur armët: një pushke gjahu HATSAN, prodhim turk, një pushke gjahu Ataarms, prodhim turk, njëqind e nëntëdhjete ( 190) fishekë te kalibrave te ndryshëm, dy karikatorë te pushkës dhe një karikator i pistoletës.
Me aktvendim të prokurorit i dyshimti është në mbajte në afat prej 48 orë.