Pesë vite në arrati dhe me tetë fletëarreste për vjedhje të rëndë, arrestohet i dyshuari nga Prizreni

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Sipas policisë i dyshuari kishte pesë vite që ishte në arrati dhe se ndaj tij ishin të lëshuara tetë urdhër arreste.

Me urdhër të prokurorit i dyshimti dërgohet në seancë për shqyrtim kryesor të lëndëve gjyqësore.

Njoftimi i plotë:

Policia rajonale në Prizren, stacioni policor në Prizren-Veri, sot me datë 29 dhjetor 2021, ka realizuar një urdhër arrest të personit të dyshimtë i cili po kërkohej që 5 vite pasi ishte në arrati.

I dyshimti L.Sh i lindur në vitin 1987 në fshatin Krushë e Vogël, është kërkuar për 8 flet arreste në lidhje me rastet vjedhjes e rëndë.

Me urdhër të prokurorit i dyshimti dërgohet në seancë për shqyrtim kryesor të lëndëve gjyqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *