Në Prizren e kanos verbalisht i fejuari, gruaja e lajmëron në polici
Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka lajmëruar se vazhdimisht po kanoset verbalisht nga i fejuari i saj.
Sipas policisë palët janë intervistuar dhe më pas me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Prizren 09.07.2021-22:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas disa mosmarrëveshjeve, në vazhdimësi është kanosur verbalisht nga i fejuari saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullte”, thuhet në raportin e policisë.