Në Spitalin e Prizrenit asnjë pacientë me Covid 19

Katër spitale të përgjithshme, nuk kanë pacientë që po trajtohen nga COVID-19. Spitali i Prizrenit, Vushtrrisë, Mitrovicës dhe Ferizajt, raportuan se nuk kanë pacientë me Covid-19, ndërkaq në  tre spitalet e tjera dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 77 pacientë, 25 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 25 me oksigjeno-terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 62 pacientë, 18  të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 32  me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 17  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë+ 10 pacientë post-covid  në Klinikën Infektive

Në tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 15  pacientë

7  të konfirmuar pozitivë

5 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Gjakovës, 2  pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 8 pacientë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *