Në Prizren e lëndo një person në aksident, iku nga vendi i ngjarjes
Me datë 01 shkurt 2022 rreth orës 13:05, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren vozitësi N N, i cili ishte duke e drejtuar automjetin e tij me traga vendore ne rrugën “Ekrem Rexha” ne drejtim te rrugës “Wiliam Woker”, me te arritur përballë butikut ,,Derguti” si pasoje e vozitjes se pakujdesshme e godet këmbësoret me pjesën e përparme te automjetit , ku këmbësorja ishte duke kaluar rrugën nga ana e djathtë e lëvizjes se automjetit.
Drejtuesi i automjetit fillimisht ishte ndalur në vendin e aksidentit, mirëpo pasi qe ne vend ngjarje afrohen qytetare te rastit vozitësi i dyshuar me automjet largohet nga vendi ngjarjes.
Si pasoj e aksidentit këmbësorja pëson lëndime trupore e cila nga qytetarë te rastit fillimisht dërgohet ne urgjencën e cila gjendet aty afër dhe me pas me autoambulance dërgohet ne qendrën emergjente te spitalit te Prizrenit ku pas tretmanit mjekësor e njëjta lirohet ne shtëpi.
Zyrtar profesional nga hetimet e njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, të njëjtit e ndaluan të dyshimtin H.B i lindur në vitin 1964, e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me Lëndime të Lehta Trupore dhe ikje nga vendi i ngjarjes.
Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroj që rasti shkon ne procedurë te rregullt dhe dërgohet ne Gjykatën për Kundërvajtje .