NË PRIZREN U SHFAQ MONODRAMA ” ÇELE GUR GOJËN”, SIPAS MOTIVEVE TË AZEM SHKRELIT NË INTERPRETIM TË AKTORIT, NIMAN MUÇAJ

Në fundjavë në Prizren, është shfaqur monodramA ” Çele gur gojën”, sipas motiveve të shkrimitarit, Azem Shkreli, në interpretim të aktorit të mirënjohur, Niman Muçaj.

Në organizim të ShKA ” Agimi”, fundjavën që lamë pas në ambientët e hamamit të Gazi Mehmet Pashës, është shfaqur monodrama ” Çele gur gojën”, me motive të shkrimtarit të mirënjohur kosovar, Azem Shkreli, në interpretim të aktorit të shquar, Niman Muçaj.

Ai pas shfaqjes, tha se ndjehet i lumtur për mundësinë e dhënë që të paraqitet para artdashësve prizrenas të monodramës së shkruar sipas motiveve nga shkrimtari ynë i madh, Azem Shkreli. Artisti Muçaj, tha më tej se ka në plan që të këtë monodramë ta shfaq edhe në qytete tjera të trojeve shqiptare. Përveç kësaj, ai tha se poezia është pasion i tij, duke u frymëzuar edhe nga i ndjeri, Azem Shkreli.

Ndërkaq, Berat Batiu nga ShKA ” Agimi”, tha se është mëkat që për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, kjo shfaqje e nivelit të lartë artistik dhe me mesazhe të jashtëzakonshme, të mbahet para një audience të kufizuar. Ndryshe, kjo monodramë premierën e saj e ka patur në Deçan, prej nga vjen edhe aktori, Niman Muçaj./ Tv Prizreni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *