Në Romaje të Prizrenit janë sekuestruar disa mjete të rënda, të cilët po e shkatërronin mjedisin

Me datë 26 Gusht 2022 policia, konkretisht Stacioni Policor Prizren, ka marr informacion se një kompani është duke degraduar ambientin, konkretisht duke nxjerr rërë në bregun e lumit Drini, ne fshatin Romaj, KK Prizren.

Patrullat policore kanë dalë në vend ngjarje dhe atje kanë has një kamion dhe një mjete të rëndë ngarkues.

Janë informuar inspektorët kompetent, të cilët e kanë konstatuar gjendjen aktual dhe të gjithë dokumentacionin ia kanë dorëzuar policisë për veprim të mëtejmë.

Policia pasi që ka kontaktuar me prokurorin kujdestar ka marr urdhër që  mjetet e rënda të cilat janë përdorur për degradim të sekuestrohen.

Kundër  të dyshuarit, pronar i kompanisë,  është filluar proceduar penale për veprën penale “Ndotja , degradim apo shkatërrimi i mjedisit”

Për shkaqe teknike, mjetet e rënda janë ruajtur nga policia deri me datë 29.08.2022 kur edhe janë sekuestruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *