Në Shqipëri mund të shkoni me duar në xhepa, nuk iu kërkohet asnjë dokument për COVID-19

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj se nuk kërkohet asnjë dokument i veçantë për COVID-19 për të hyrë në vend.

“MEPJ njofton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj se për të vizituar Shqipërinë, nuk ka asnjë kufizim në hyrje, nuk kërkohet as Testi Covid-19 dhe asnjë dokument tjetër i veçantë”, thotë Ministria.

Duke filluar nga 15 qershori i këtij viti grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona rritet duke lejuar 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të Institutit të Shëndetit Publik.

Ndërkaq, duke filluar nga 1 korriku 2021 ora policore shtyhet në orën 24.00 – 06:00.

Orari për muzikën nuk ndryshon, do mbetet ora 22:00.

Lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP.

Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike, kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve/ pjesëmarrësve, sipas protokolleve të Institutit të Shëndetit Publik.

Për më shumë informata mbi masat aktuale kundër pandemisë në Shqipëri vizitoni këtë link:https://punetejashtme.gov.al/al/sherbime-dhe-mundesi/covid-19/protokolli-qe-duhet-ndjekur-nga-udhe-taret-qe-hyjne-ne-territorin-e-shqipe-rise-2021&page=1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *