Në Spitalin e Prizrenit 119 pacientë
Nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës kanë njoftuar se numri i pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, të cilët po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, vazhdon të jetë i lartë.
Vetëm sot në klinikat COVID dhe spitalet rajonale janë duke u trajtuar 937 pacientë. Në Spitalin e Prizrenit janë 119 pacinetë.
765 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-, 45 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore në njësitë intensive ndërsa 730 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Njoftimi i plotë:
SHSKUK: 937 pacientë të shtrirë, 45 në gjendje të rëndë
Numri i pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, të cilët po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, vazhdon të jetë i lartë.
Sipas raportit të punës për datën 12 prill 2021, janë duke u trajtuar 937 pacientë.
765 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2
45 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore në njësitë intensive.
730 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë
Në QKUK janë të shtrirë 388 pacientë:
332, të konfirmuar me Sars Cov-2
19, në gjendje të rënduar
333, me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 118 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 83 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 65 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 88 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 18 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 12 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 549 pacientë:
433- të konfirmuar pozitivë
26- në gjendje të rënduar shëndetësore
397- me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 119 pacientë
Spitali i Gjakovës, 82 pacientë
Spitali i Pejës, 99 pacientë
Spitali i Gjilanit, 114 pacientë
Spitali i Ferizajt, 70 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 19 pacientë