Në Spitalin e Prizrenit veç 1 pacientë me Covid 19
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 86 pacientë.
Sipas SHSKUK’së, 33 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.
2 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 55 me oksigjeno-terapi.
Në Spitalin e Prizrenit është veç 1 pacientë më Covid 19.
Njoftimi i SHSKUK-së:
COVID-19: 86 pacientë po trajtohen në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme
Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 86 pacientë, sipas raportit të punës për datën 5 korrik 2021.
Nga ta, 33 janë të konfirmuar pozitivë, 2 janë në gjendje të rëndë dhe 55 janë me oksigjeno- terapi.
Në QKUK janë të shtrirë 64 pacientë:
14 të konfirmuar me COVID-19
44 me oksigjeno-terapi
2 në gjendje të rëndë
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave
Klinika Infektive, 14 pacientë, 2 në gjendje të rëndë + 18 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë
Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë
19 të konfirmuar pozitivë
11 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Gjilanit, 16 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient