Veç tri raste të reja me COVID 19

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar 3 raste të reja të infektuara me këtë virus, derisa janë shëruar pesë persona.

“Nga 1.105 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.381. Në total numri i rasteve aktive është 158”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ministria ka njoftuar edhe për numrin e personave që janë vaksinuar deri tash.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 569 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 206.443 doza të vaksinës. Deri më sot 49.616 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSH-a.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *