Në spitalin e Prizrenit vetëm 9 pacientë me Covid 19
Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht janë 179 pacientë që po trajtohen nga virusi Covid-19.
Sipas njoftimit 78 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus.
Ndërsa 135 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.
Në Spitalin e Prizrenit janë vetëm 9 pacientë me Covid 19.
Njoftimi i plotë:
Sipas raportit 24 orës të punës, 179 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.
78 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19.
5 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 135 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 109 pacientë:
4 pacientë janë në gjendje të rënduar
38 janë të konfirmuar me Sars Cov-2
84 janë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 29 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 70 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 3 pacientë + 1 në Repartin Intenziv të Klinikës Infektive
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 70 pacientë:
40 të konfirmuar pozitivë
51 me oksigjeno-terapi.
1 në gjendje të rëndë
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 9 pacientë
Spitali i Gjakovës, 12 pacientë
Spitali i Pejës, 24 pacientë
Spitali i Gjilanit, 12 pacientë
Spitali i Ferizajt, 5 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë