Në UPZ “ Ukshin Hoti”, po mbahet simpoziumi shkencor ndërkombëtar me temën “ Qasje të integruara ndaj shëndetit mjedisor, kafshëve dhe njerëzve”

Të premten në Universitetin “ Ukshin Hoti” në Prizren, është organizuar Simpoziumi Shkencor Ndërkombëtar me titull “ Qasje të integruara ndaj shëndetit mjedisor, kafshëve dhe njerëzve”.

Në amiteatrin e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, sotka filluar Simpoziumi Shkencor Ndërkombëtar i titulluar: “Integrated approaches to environmental, animal and human health”. Ky simpozium nën konceptin “One Health”, u organizua si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, ECVPH (European College of Veterinary Public Health), Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Universitetit të Wyoming, SHBA.

Si bashkëorganizator kryesor në këtë organizim ishte dhe Universiteti “Ukshin Hoti”. Rektori i këtij institucioni arsimor, Mentor Alishani , theksoi rëndësinë e konceptit të simpoziumit në të cilin ishin rreth 150 pjesëmarrës. Shëndeti i njeriut, i kafshëve, ndotja e ambientit e teknologjia ushqimore ishin disa prej tematikave kryesore që u paraqitën në këtë simpozium përmes punimeve shkencore, për të cilat tregoi dhe organizatori, profesori Afrim Hamidi.

Një simpozium i natyrës së tillë ishte hera e parë që u organizua në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” me 15 prezentime ku u trajtuan tema të ndryshme për rëndësinë e shëndetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *