Në Vraniç të Suharekës sekuestrohen 2 Pushkë dhe 209 fishekë

Disa muaj më herët, Sektori I Hetimeve i Stacionit Policor të Suharekës nëpërmjet rrugëve operative ka pranuar një video regjistrim ku shihet një sasi e konsiderueshme e municionit.
Pas hetimeve preliminare është arritur që të identifikohet i dyshuari.
Me datë 09.01.2024, në koordinim me prokurorin kujdestar është kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Vraniç të Suharekës, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar :

-Një Pushkë automatike AK-47, tre karikator të pushkës automatike .
-Një pushkë gjysmë automatike me dylbi dhe
-Dyqind e nëntë (209) fishek te kalibër 7.62 mm.
I dyshuari ne deklaratën e tij ka pranuar se këto armë dhe municione kanë qenë në pronësi të tij të cilat I kishte në posedim që nga koha e luftës në Kosovë.

Pas intervistës në konsultim me prokurorin kujdestar I dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Në të këtë rast janë sekuestruara armët dhe janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *