Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, vizitoi kryetarin e Komunës së Edirnes, Recep Gürkan
Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, vizitoi kryetarin e Komunës së Edirnes, Recep Gürkan, me ç’rast biseduan për projektet e përbashkëta që do të realizohen në kuadër të binjakëzimit mes Komunës së Prizrenit dhe asaj të Edirnes.
Kuvendi i Komunës së Prizrenit, ditë më parë, ka miratuar propozimin e Kryetarit Shaqir Totaj, për binjakëzim mes Prizrenit dhe Edirnes.
Vlen të theksohet se qindra studentë nga Prizreni studiojnë në Edirne, ku organizojnë edhe ngjarje të shumta kulturore, duke shënuar edhe përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.