Shoferi humb kontrollin në Prizren, godet dy vetura me motoçikletë

Një aksidenti me motoçikletë  ka ndodhur  në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren.

Një person është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente të Prizrenit.

Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së motoçikletës me rrethanat e komunikacionit, me ç’rast shoferi nuk ka arritur që të ndalet dhe ka goditur dy vetura që ndodheshin jashtë rrugës. Gjendja e të lënduarit është stabile dhe i njëjti ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *