Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi viziton Bingenin, takon kryebashkiakun Thomas Feser
Në një njoftim në publikuar në Facebook, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi bënë të ditur se po e viziton qytetin e binjakëzuar të Prizrenit, Bingenin. “Bashkëpunimi në fushën e turizmit dhe zhvillimit ekonomik, janë temat të cilat do të diskutohen në kuadër të vizitës që po zhvillojmë në Bingen” njofton ai.
Njoftimi i plotë:
Me Kryebashkiakun e Bingenit, Thomas Feser.
Komuna e Prizrenit dhe ajo e Bingenit të Republikës së Gjermanisë, janë komuna të binjakëzuara prej kohësh.
Bashkëpunimi në fushën e turizmit dhe zhvillimit ekonomik, janë temat të cilat do të diskutohen në kuadër të vizitës që po zhvillojmë në Bingen.