Nënshkruhet marrëveshja për realizimin e projektit “Furnizimi me ujë të pijes për qytetin e Prizrenit nga burimi Vërmica”

Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj së bashku me Kryeshefin Ekzekutiv të K.R.U ”HIDROREGJIONI JUGOR” Sh. A, Prizren Zenel Zenelaj, kanë nënshkruar marrëveshje për realizimin e projektit “Furnizimi me ujë të pijes për qytetin e Prizrenit nga burimi Vërmica”.

Prizreni, që nga periudha e pasluftës vazhdimisht ka hasur në vështirësi për furnizimin me ujë të pijes në pjesë të ndryshme të qytetit dhe fshatrave. Reduktimet e vazhdueshme janë dëshmia më serioze që duhej të ndërmerren masa për rritjen e kapaciteteve të ujit në komunën e Prizrenit.

Qëllimi i këtij projekti me rëndësi jetike është zgjidhja afatgjate e sigurimit të ujit të pijes për qytetarët e Komunës së Prizrenit, për 30 vitet e ardhshme.

Data 22 Mars është Dita Botërore e Ujit, prandaj sot kryetari, Shaqir Totaj në bashkëpunim me K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh.A, Prizren kanë ndërmarr veprimin e parë drejt finalizimit të objektivit kryesor, furnizimi me ujë të pijes 24 orë për çdo banorë në Komunën e Prizrenit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *